Politike

Rama: Aeroporti në Kukës do të sigurojë linja që s’i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina

31 Tetor 2020, 09:18 Nga DOSJA
Rama: Aeroporti në Kukës do të sigurojë linja që

KUKËS– Kryeministri Edi Rama premtoi sot se aeoporti i Kukësit do të ketë linja fluturimi që nuk i ka as Tirana dhe as Prishtina. Nga aktiviteti “Deputetiqëduam”, Rama tha: Aeroporti në Kukës do të sigurojë linja që s’i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina.

“Është një ambicie shumë e madhe , jo vetëm për ata Kuksianët që do t’i sjell këtu me avion. 120 vota PD do ti ketë nga unë. Do të marr ata që kanë sharë më shumë, i ftoj të shajnë sepse kush do të shajë më shumë do të ketë një vend në avion. Ky do të jetë një aeroport që do të sigurojë linja që nuk i ka as Tirana dhe nuk do t’i ketë as Prishtina. Do të krijohen mijëra vende pune. Shumë më thotë çfarë i do aeroportet , kur ne s’kemi bukë, ato janë fabrika zhvillimi, sjellin me vete shumë aktivitete të tjera”, tha Rama.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aeroporti i kukesit edi rama aeroporti i kukesit edi rama

Sondazh

Poll