Politike

Ilir Meta: Rama është i marrë peng, mos ia fusni gjumit, të rrëzojmë këtë regjim oligarkësh që bën pallë prej 20 vit

30 Tetor 2020, 22:58 Nga DOSJA
Ilir Meta: Rama është i marrë peng, mos ia fusni gjumit, të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se miratimi i mdryshimeve në Kodin Zgjedhor ishte akti që kërkonte të nxirrte Shqipërinë nga shinat. I ftuar në ‘Zonë e lirë”, Meta tha se as aid he as shqiptarët, nuk duhet të flenë gjumë, por duhet të rrinë zgjuar dhe të punojnë për rrëzimin e këtij regjimi, të cilin e quajti, ‘regjim oligarkësh’.

Meta tha se Rama është i marrë peng prej 20 viteve dhe bashkë me regjimin e oligarkëve, ka 20 vite që bën pallë në Shqipëri.

“Nuk duhet t’ia fusim gjumit, duhet të rrimë çdo ditë nga pak zgjuar. Kjo është ambicia ime t’ia jap fuqinë popullit shqiptar. Populli do ia japë atyre që duan të na çojnë në Europë vendin dhe duan të shembin regjimin e oligarkëve, që kanë 20 vite që bëjnë pallë në Shqipëri, për të shembur PPP. Ai është peng. Ky është peng. Është pjesë e një projekti prej 20 vitesh. Është një projekt që lidhet me kombin shqiptar, i cili u faktorizua pas luftës së Kosovës. Ku jemi tani? Akti i djeshëm ishte një përpjekje për ta nxjerrë Shqipërinë përfundimisht nga çdo perspektivë evropiane që ekziston. Michel flet edhe me Kimin e Koresë së Veriut. Negociatat Mali i Zi i ka nisur që në 2012. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur 30 e ca kapituj. Mos ke marrë porosi që prishja kur do t’i sqarojë gjërat siç duhet. Më thuaj të iki në një televizion tjetër. Ilir Meta jep fjalën siç ia thashë shoqërisë civile që Shqipëria nuk i lihet më as Edi Ramës, as Ilir Metës dhe as Lulzim Bashës. Populli shqiptar do të vendosë me referendum. Përfaqësuesit e popullit shqiptar nuk e kanë ushtruar siç duhet këtë sovranitet,”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2020, 21:50

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...