Politike

“Do të bëhet kryeministër”/ Meta hap zemrën: Ambicia ime është t’i jap fuqinë popullit shqiptar

30 Tetor 2020, 21:55 Nga DOSJA
“Do të bëhet kryeministër”/ Meta hap zemrën:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer ambicien që ka në politikë. I ftuar në “Zonë e lirë”, Meta është pyetur nëse një ditë do të bëhet kryeministër i Shqipërisë, dhe ai nuk e ka mohuar këtë gjë.

Meta shtoi se ambicia e tij është që në çdo lloj mënyrë, t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Pse nuk i tregoni shqiptarëve të vërtetën, që një ditë ti do të bëhesh kryeministri i Shqipërisë? Është e pamundur që një lider politik si ju të më thoni se ‘shiko unë kaq e kisha, ëndrra ime ishte Europa dhe kaq’. Je njeri ambicioz në politikë, cila është e ardhmja juaj?

Ilir Meta: T’ua kthej Shqipërinë shqiptarëve përmes instalimit të referendumit që Kushtetuta në Shqipëri të mos vihet në diskutim. Secili duhet të kuptojë që duhet të rrimë përditë zgjuar. Kjo është ambicia ime, t’ia jap fuqinë popullit shqiptar. Do votoj populli për të shembur regjimin e oligarkëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arian cani ilir meta arian cani ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 30 Tetor 2020, 21:50

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u është përgjigjur edhe pyetjeve thumbuese nga aktori Rezart Veleshnja, që ka luajtur rolin e moderatorit Arian Çani. I...