Politike

Ministrit Lleshaj i vjen turp nga vetja, censuron fjalën që mbajti në Parlament dhe pret pjesën ku ofendoi policët, ku shko

29 Tetor 2020, 18:40 Nga DOSJA
Ministrit Lleshaj i vjen turp nga vetja, censuron fjalën që mbajti

TIRANË– Ministri Sandër Lleshaj është ndjerë i turpëruar nga vetja, për fjalët që tha sot në Kuvend, kundrejt efektivëve të Policisë së Shtetit. Teksa ka ndarë më ndjekësit e tij në rrjetet sociale, (shiko postimin) fjalën e mbajtur në foltoren e parlamentit, Lleshaj ka prerë pikërisht pjesën e përplasjes me deputetin Myslim Murrizi, të cilin me konotacion negative, e quajti ‘polic’.

Nuk dua të jem i ngjashëm me ty, polic ke qenë dhe polic ke mbetur, mos kujto se do fitosh pikë përballë policisë, je polic, ke qenë polic, dhe ke dështuar,”– thoshte Lleshaj, fjalë që siç duket e kanë bërë të ketë turp nga vetja.

Gjithsesi, pavarësisht çensurimit të fjalëve të veta, ministri duhet të kërkonte ndjesë për mënyrën e turpshme se si e përdori termin ‘polic’, ditën e sotme në Kuvend. Si janë ndjerë të gjithë ata efektivë që në shërbim të ligjit dhe shtetit, ndjekin urdhërat e ministrit Lleshaj?

Është po vetë ministri Lleshaj që do tu bëjë thirrje të rinjve të futen në Akademinë e Policisë, po vetë ai që tha se ‘në fytyrën e çdo polici, do shihni fytyrën time’.

Me cilën fytyrë? Të atij që do të mbetet ‘polic’, apo të atij që është efektiv i Policisë së Shtetit?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj fyen policet seance plenare 29 tetor 2020 sander lleshaj sander lleshaj fyen policet seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll