Politike

“Kur do dal, kur do iki nga këtu”, Manastirliu zbardh mesazhet me Veliajn kur kryebashkiaku ishte me Covid-19

29 Tetor 2020, 15:59 Nga DOSJA
“Kur do dal, kur do iki nga këtu”, Manastirliu zbardh mesazhet

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar bisedat që bënte me kryebashkiakun Erion Veliaj, gjatë kohës që ky i fundit ishte i infektuar me Covid-19.

E pranishme në takimin që Veliaj kishte organizuar me banorët e njësisë numër.9 në Tiranë. Manastirliu tha se Veliaj kërkonte me ngulm që të dilte nga ajo situatë.

“Po zbuloj një bisedë personale po vlen që ta dini të gjithë ju. Kur Erioni u prek nga Covidi në gusht të këtij viti, këta që bëjnë këtë ping pongun politik ishin me pushime në atë kohë, me Erionin flisja cdo ditë dhe gjëja që më thoshte ishte: “Kur do iki, kur do dal, kur do negativizohem që të dal se kemi aq shumë gjëra ndërkohë që ishte online gjithë kohës”,”– tha Manastirliu ndër të tjera.

Erion Veliaj e kaloi Covid-19 gjatë muajit korrik-gusht. Ai u infektua bashkë me të shoqen, Ajola Xoxa dhe dy javë më vonë, iu rikthye detyrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ogerta manastirliu erion veliaj ogerta manastirliu

Sondazh

Poll