Politike

Sulm terrorist në Francë/ Meta: Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem familjarët e viktimave

29 Tetor 2020, 16:06 Nga DOSJA
Sulm terrorist në Francë/ Meta: Dënoj me forcë sulmin dhe

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmeve terroriste në Francë ditën e sotme. Në një postim në Facebook ai është shprehur se i dënon këto raste të terrorit dhe është solidarizuar me popullin francezë si dhe me homologun e tij, Presidentin Macron.

Postimi i plotë i Presidentit Meta:   

“Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërbejnë sa më shpejt që të gjithë lëndohen.
Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballjen me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikën e terrorit,” shkruan presidenti Meta.

Franca është tronditur nga tri sulme terroriste këtë të enjte, në një valë agresioni e nisur disa javë më parë dhe që ende nuk po shuhet. Sulmi i parë ndodhi në Nice, ku një person vrau tre të tjerë, një burrë dhe dy gra, njërës prej tyre i preu kokën. Disa orë më pas në Avingon, një person u qëllua për vdekje nga Policia, ndërsa sulmi i tretë ka ndodhur në Konsullatën Franceze në Arabinë Saudite, ku roja i konsullatës është masakruar me thikë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta sulmi terrorist ne france ilir meta sulmi terrorist ne france

Sondazh

Poll