Politike

Tabaku e Veliaj sherr për “Sami Frashërin”/ Ish-deputetja: S’ka nisur puna, shkolla do të ndërtohet me paratë tona, j

29 Tetor 2020, 15:49 Nga DOSJA
Tabaku e Veliaj sherr për “Sami Frashërin”/ Ish-deputetja:

TIRANË- Rindërtimi i shkollës “Sami Frashëri” ka hapur prej disa ditësh një debat publik mes kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe së fundmi, Jorida Tabakut dhe Partisë Demokratike. Deklarata e Kryemadhit se shkolla e re do të ndërtohet në Paskuqan, është përdorur edhe sot nga Veliaj, për t’ju përgjigjur ish-deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Paraditen e sotme, Tabaku denoncoi se shkolla është shembur pa asnjë plan e se për 6 muaj në oborrin e shkollës ka pasur vetëm gërmadha. Tabaku akuzoi kryebashkiakun Veliaj si gënjeshtar, pasi sipas saj, shkolla nuk do të ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e buxhetit të shtetit. 

Kjo solli përgjigjen indirekte të Veliajt. Kreu i Bashkisë, gjatë një takimi me prindër dhe nxënës në shkollën “Sami Frashëri”, tha se sot janë hapur themelet e shkollës dhe se politikanët që deklaruan se ‘Samiu’ do ndërtohet në Paskuqan, sot duhet të skuqen dhe të ulin kokën, por nuk iu përgjigj akuzës së Tabakut se me paratë e kujt do të ndërtohet shkolla. 

Dhe deputetja forcoi akuzat pasditen e të enjtes. Sërish në rrjetet sociale, ish-deputetja thotë se punimet nuk kanë filluar dhe se pamjet e Veliajt se shkolla ka nisur të ndërtohet janë propagandë. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku monika kryemadhi shkolla sami frasheri erion veliaj jorida tabaku monika kryemadhi shkolla sami frasheri

Sondazh

Poll