Politike

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e veçantë të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”

29 Tetor 2020, 16:44 Nga DOSJA
Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e veçantë të

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e veçantë të rishikuar të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021.”

Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, miratoi kalendarin e veçantë të rishikuar të shqyrtimit të projektligjit “Për buxhetin e vitit 2021”, miratuar me vendimin nr. 27, datë 21.10.2020 të Konferencës së Kryetarëve.

Konferenca vendosi shqyrtimin nën për nen dhe në tërësi të projektligjit “‘Për buxhetin e vitit 2021”, në seancën plenare të datës 16 nëntor 2020.

Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik (Cisco Webex).

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci gramoz ruci

Sondazh

Poll