Politike

Forumi Kundër Anti-Semitizmit, Pompeo: Krenar që mora pjesë, mundësi për të shpalosur harmoninë fetare në Shqipëri

29 Tetor 2020, 15:50 Nga DOSJA
Forumi Kundër Anti-Semitizmit, Pompeo: Krenar që mora pjesë,

SHBA– Sekretari i Shtetit Amerikan ka thënë se ndihet krenar që ishte pjesë në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri që u zhvilluar ditën e djeshme virtualisht. Ai është shprehur se ishte një mundësi e rëndësishme për të shpalosur harmoninë fetare në Shqipëri.

“Krenar për t’u bashkuar virtualisht në Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit në Shqipëri – një mundësi e rëndësishme për t’i dhënë homazh trashëgimisë së Shqipërisë të lirisë dhe harmonisë fetare dhe përpjekjeve të rajonit të Ballkanit për të luftuar antisemitizmin. Të gjithë kemi pjesë në këtë përgjegjësi.”- shkruan ai.

Proud to virtually join the 2020 Balkans Forum Against Anti-Semitism in Albania–an important opportunity to pay tribute to Albania’s legacy of religious freedom and harmony and the Balkan region’s efforts to combat anti-Semitism. We all share in this responsibility. pic.twitter.com/yNqouH8sPO

— Secretary Pompeo (@SecPompeo) October 29, 2020

Dje u mbajt Forumi Ballkanik kundër Antisemitizmit. Aktiviteti u mbajt online dhe u organizua nga Kuvendi i Shqipërisë. Në këtë forum morën pjesë kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, përfaqësues të Parlamentit të Bosnje-Herzegovinës, si edhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli.

(f.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike forumi ballkanik kundër anti-semitizmit mike pompeo forumi ballkanik kundër anti-semitizmit mike pompeo

Sondazh

Poll