Politike

Kryemadhi me të rinjtë e LSI në Elbasan: Ju jeni tmerri i Ramës, ai ka frikë nga një grua që qesh

29 Tetor 2020, 15:48 Nga DOSJA
Kryemadhi me të rinjtë e LSI në Elbasan: Ju jeni tmerri i

TIRANË- Kryetarja ePartisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, gjatë një takimi që ka zhvilluar ditën e sotme me të rinjtë në Elbasan i është kundërpërgjigjur Ramës pasi ky i fundit i përmendi emrin gjatë fjalimit që mbajti nga foltorja e parlamentit.

Sipas Kryemadhit Rama ka frikë nga të rinjtë, nga naftëtarët si dhe nga bizneset. Po ashtu ajo nuk ka përmedur dhe rastin që u publikuar ditën e djeshme ku një grua u arrestua vetëm sepse qeshi dhe sipas Kryetares së LSI-së, Kryeministri ka frikë dhe nga gruaja në fjalë.

 “Kur po fliste Sindi, mu mbushën sytë me lot. E kuptova emocionin e saj. Ky qytet ka sharmin dhe zgjuarsinë. Herë pas here dhe bëjmë indiferentë me qytetarët këtu. Indiferenca jonë, e imja, e politikanëve, ka sjellë që të tallen me Elbasanin. por nuk mund të bësh shaka me të ardhmen e të rinjve. Kur po vija rrugës dëgjova kryeministrin e famshëm; Mona, Luli, Luli, Mona. Ai nuk e ka frikën me ne, por e ka frikën nga ju. Ai ka frikë nga bizneset e Elbasanit, nga ato gratë naftëtarë në Ballsh, që iu ka vjedhur pagën e 20 muajve dhe po iu vjedh çdo minutë. Ai ka frikë dhe nga një grua që qesh në rrugë dhe e arreston. Sidomos ka frikë nga ju. Ju jeni makthi i tij. Vota në 25 prill do jetë një votë që do e dërrmojë atë, jo për Edi Ramën, pasi ai është një mizë që shkelet me këmbë. Për fenomenin Edi Rama që merr peng të ardhmen e shqiptarëve, të të rinjve shqiptarë. Sot do të bëjmë disa anëtarësime.”, tha Kryemadhi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll