Politike

Kuvendi kalon Kodin Zgjedhor/ Rama: Opozita parlamentare, aksident i dobishëm. Venecian e mirëpresim! Basha pret që unë të

29 Tetor 2020, 06:35 Nga DOSJA
Kuvendi kalon Kodin Zgjedhor/ Rama: Opozita parlamentare, aksident i

TIRANË–Kuvendi i Shqipërisë nuk e ka pritur opinionin e Komisionit të Venecias. Socialistët por edhe opozita parlamentare me një shumicë prej 96 votash, kanë rrëzur dekretin e presidentit Ilir Meta, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke vazhduar në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama. “S’kemi kohë për aventurat e Ilir Metës”, -tha kryeministri dy ditë më parë dhe verdekti për Kodin Zgjedhor u dha sot në Kuvend. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë dekret si një sfidë të presidentit Ilir Meta ndaj deputetëve të opozitës parlamentare.Jeni një aksident i dobishëm-tha Rama për opozitën parlamentare duke ua njohur vlerën për bashkëpunimin e tyre në Kuvend. 

Kryeministri foli më tej edhe për çështjen e grevës së naftëtarëve, ku bëri thirrje që të greva të pezullohet dhe qeveria t’i ndihmojë, por jo me ultimatume. 

Ndërsa më herët, ministrat e kabinetetit Rama kanë bërë deklarata të forta nga foltorja dhe janë përplasur me deputetët e opozitës. Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, deklaroi sot se nëse do të ketë mbingarkese në spitalet COVID, mjekët do të zgjedhin se cilët pacientë do të trajtojnë në bazë të moshës dhe shanseve për të mbijetuar.

Dita nuk ishte e vështirë vetëm për Manastirliun…

Pas saj, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj replikoi me deputetin Myslim Murrizi pasi ky i fundit i përmendi edhe njëherë paraardhësit e tij, duke e cilësuar si “shoferin e Eskobarit”.  Por ministri i Brendshëm nuk e ruajti dot kontrollin, duke nisur të fyejë Murrizin, dhe duke i thënë “polic ke qenë polic mbete“, duke e përdorur fjalën “polic” me kuptim negativ. 

Më të qeta ishin përplasjet mes ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj me deputetin Halit Valteri. Deputeti e ka akuzar se nuk po punohej me kapacitet të plotë dhe kërkoi me shifra sesa ishte investuar deri më tani nga qeveria për procesin e rindërtimt. Ndërsa ministri e ka ftuar me të në terren për të inspektuar nga pranë të gjitha punimet.  Ndërkohë deputeti Kujtim Gjuzi i bëri thirrje për interpelancë me dy prej ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama por nuk kaloi pa folur edhe për koronavirusin, gjë që i shkaktoi përplasje me deputeten Milva Ekonomi.

(k.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi seanca plenare 29 tetor 2020 kuvendi seanca plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 13:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta ...