Politike

Ambasadorja Yuri Kim takim me gazetarët: SHBA do ju mbështes  100%, gazetaria në Shqipëri duhet të jetë shtylla e fortë

29 Tetor 2020, 18:17 Nga DOSJA
Ambasadorja Yuri Kim takim me gazetarët: SHBA do ju mbështes

TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim online me gazetarët  pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA.

Në fjalën e saj Ambasadroja e ka thënë se gazetaria duhet të forchet në Shqipëri pasi është shtylla bazë e demokracisë. Po ashtu ajo ka thënë se gazetarët në Shqipëri do të mbështen 100% nga SHBA-ja.

“Sot Ambasadorja Kim u takua me gazetarë pjesëmarrës në Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës në SHBA. Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ajo përsëriti shpresën e saj që gazetaria në Shqipëri të bëhet shtylla e fortë që duhet të jetë në çdo demokraci; duke theksuar edhe rëndësinë që gazetarët të kenë mundësi të jenë të drejtë, të pavarur dhe të guximshëm. Shtetet e Bashkuara mbështesin atë që jeni në gjendje të bëni në pozicionet tuaja. Ne ju mbështesim 100%”- thuhet në njoftimin e Ambasadës.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll