Politike

‘Flisni sikur në Shqipëri nuk ka njeri’/ Rama i përgjigjet Hajdarit: Absurditet! Rafineria nuk është qiri që ndizet na

29 Tetor 2020, 14:30 Nga DOSJA
‘Flisni sikur në Shqipëri nuk ka njeri’/ Rama i

TIRANE– Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur deputetes Rudina Hajdari në lidhje me çështjen e naftëtarëve. Ai tha se rafineria nuk është qiri që ndizet natën dhe fiket me një të fryrë e se është në duart e një kompanie private.

Më tej ai sërish i bëri thirrje grevisteve që ta mbyllin grevën dhe të diskutojnë në lidhje me hallin që kanë.

Thatë një tjetër absurditet. Rafineria nuk është qiri që ndizet natën dhe fiket me një të fryrë. Nafta që del në fushën që furnizon rafinerinë është në duart e një kompanie private. Kompania kineze naftën nuk kemi si e vjedh. E nxjerr dhe e shet në tregje të tjera, jo në atë vendas. E kuptoni që e ulin nivelin në disa muhabete që janë… Iu lutem edhe njëherë që të më ndihmoni që mesazhi i qartë të kuptohet edhe nga grevistët. Të mbyllin grevët dhe të ulemi e të qajmë hallet. Thatë ka ardhur një kompani pseudo-amerikane. Kam folur atë që kam diskutuar me kompaninë. Nuk e kam shpikur. Rafineria është shumë e vjetër, është e ndërtuar për atë fushë, për atë naftë. Ka pasur dhe ka destinacion Bitumin. Për të ardhur investitorë nuk është e lehtë. Nuk jemi në një kohë të mirë për naftën në tërësi. Kemi vijuar kontaktet për të sjellë një sipërmarrje serioze. Nuk duam që ata të mbeten në rrugë me asistencë sociale. Ku është pjesa për të bërë kot? S’ka. Besoj që doni ta zgjidhni problemin, por keni ndjeshmërinë tuaj dhe iu lutem jepni një ndihmë dhe ju mos u bëni si ai Enno Bardhi. Nuk e kuptoj ku është problemi që ra mbyllin grevën. Po nuk solle këto nuk mbyllin grevën. Duhet të kuptojmë shumë mirë ata dhe ne. Nuk do fitoni prapë, sepse ia fusni kot. Shqiptarët i bëjnë shumë thjeshtë. Ju flisni sikur në Shqipëri nuk ka njeri. Ata që punojnë e dinë shumë se ku është puna. Prandaj nuk fitoni ju prapë. Reflektoni për zgjedhjet 2025, kismet. Për 2021 e keni kry, ata që janë jashtë edhe iu brenda ia fusni kot.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 29 tetor 2020 edi rama seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 13:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta ...