Politike

Shkolla “Sami Frashëri”/ Tabaku akuza Veliajt: Shihni pamjet, ndërtimi nuk ka filluar, teatër me regji për të manipulua

29 Tetor 2020, 15:30 Nga DOSJA
Shkolla “Sami Frashëri”/ Tabaku akuza Veliajt: Shihni pamjet,

TIRANE– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar sërish kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri”. Tabaku i quan propagandë pamjet nga takimi i sotëm i Veliajt me prindër dhe nxënës tek shkolla, ndërsa thotë se godina do të ndërtohet me paratë e buxhetit të shtetit dhe jo të BE-së.

POSTIMI I PLOTË I JORIDA TABAKUT: 

Jorida Tabaku tregon skenën së krimit: Gënjeshtarët thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE, por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Kjo është pamja e vendit të krimit ku u shemb shkolla Sami Frashëri pa projekt dhe pa plan. Sot,pasi ne deshmuam te verteten se nuk ka nisur asnje punim mberriti teatri me regji qendrore me gjoja punëtorë që nisin punimet, me aktorët e qeverisë dhe padyshim manipulatorin Veliaj. Por fotot tregojne qarte se nuk po behet asnje gram punë. E gjithë skena e sotme me regjine e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës ne perpjekje te deshtuar për t’i mbushur mendjen qytetareve se ketu po punohet. Fakt mbetet që shkolla Sami Frashëri u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentat e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s’e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.

Kjo bandë manipulatorësh besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat. Janë fatkeq dhe të këqinj. E vërteta nuk mund te fshihet me letra te ngjitura mureve te shkolles sado të lodhen stafi propagandës dhe skenaristët e gënjeshtrave. Faktet janë gjithmonë më të forta të çdo formë propagandë. Ne do të jemi aty për të treguar të vërtetën, për të dëshmuar gënjeshtrat dhe abuzimet me rindërtimin e gjimnazit Sami Frashëri dhe shumë shpejt për të drejtuar Shqipërinë drejt normalitetit, punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj jorida tabaku sami frasheri erion veliaj jorida tabaku sami frasheri

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 13:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta ...