Politike

Rafineria e Ballshit/ Hajdari del për hetë të parë kundër Berishës: SPAK të hetojë aferën ka nisur nga ish-kryeministri

29 Tetor 2020, 14:03 Nga DOSJA
Rafineria e Ballshit/ Hajdari del për hetë të parë

TIRANE– Deputetja Rudina Hajdari ka dalë për herë të parë kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha për të cilin tha ditën e sotme në Kuvend që duhet hetuar nga prokuroria për nafinerinë në Ballsh.

Në fjalën e saj si përgjigjie për Ramën, Hajdari u shpreh se greva e urisë e naftëtarëve nuk është betejë mes saj dhe kryeministrit por e atyre që e nisën, duke përmendur Berishën dhe biznesmenin, Rezart Taçi.

Zoti kryeministër e dini shumë mirë sesi mblidhet nafta. Unë po e them që ta dinë edhe shqiptarët. ajo shkon në treg të zi, mos më thoni që e kam nga paditura, të kuptosh dhe të hapësh historikun, i thatë iu që me këtë kompani do të merrnin rrogat. Iu i premtuar se do të shlyheshin pagat. Kjo nuk duhet të jetë një betejë mes meje dhe teje. Por prokuroria dhe SPAK të hetojë këtë aferë që është nisur nga Berisha me Rezart Taçin.’

Kjo është hera e parë që Hajdari akuzon Berishën për diçka të ndodhur gjatë qeverisjes së tij, kjo pasi të dy kanë pasur një marrëdhënie të mirë në publik. Edhe kur nuk pranoi që të digjte mandatet ish-kryeministri e mbrojti deputeten, duke u shprehur se ajo ishte bija e të atit të saj. Rudina Hajdari është vajza e deputetit demokrat, Azem Hajdari, i cili u vra para selisë së PD-së në vitin 1998.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rudina hajdari seance plenare 29 tetor 2020 rudina hajdari seance plenare 29 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Tetor 2020, 13:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në Kuvend se rivali i tij politik, Lulzim Basha nuk po bën asgjë për të ardhur në pushtet. Rama tha se Meta ...