Politike

Ish-kryetari i PS në Cërrik merr kërkeësë për deklarim pasurie nga OFL/ PD: Vrasësi i gardistëve, duhet të vuajë dëni

27 Tetor 2020, 16:18 Nga DOSJA
Ish-kryetari i PS në Cërrik merr kërkeësë për

TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pasi Llazar Bicja, ish-kryetart të Partisë socialiste në Cërrik i është dërguar kërkesa për deklarim pasurie nga OFL (Operacioni Forca e Ligjit)

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa shkruan se vrasësisi i gardistëve, në vend të arrestohet e të vuajë dënimin, merr formularë nga OFL që sipas tij kjo e fundit i kërkon deklarim pasurie një vrasësi në arrati.

“OFL po vepron si një grup kllounësh që tallen me ligjin dhe me qytetarët. Kjo që kanë bërë në Cërrik me gjoja pasurinë e Llazar Bicjes është vetëm një shfaqje e turpshme. Ky është një nga vrasësit e gardistëve në 97-ën. Prej atëherë jeton në arrati, nuk e ka vuajtur kurrë dënimin. Në vend që ta gjejë dhe ta çojë para drejtësisë, OFL i kërkon burimin e pasurisë një vrasësi në arrati, duke u bërë një trupë qesharake dhe joserioze. Kur policia shndërrohet në trupë gaztorësh, nuk mund të pritet prej saj që të veprojë si institucion i zbatimit të ligjit. Shqipëria e Edi Ramës është vendi i vetëm në botë ku policia është e pamëshirshme, kur vjen fjala për të shembur Teatrin dhe bën teatër me rendin dhe zbatimin e ligjit”, thotë PD në deklaratën e saj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike endri hasa llazar bicja endri hasa llazar bicja

Sondazh

Poll

Politike 27 Tetor 2020, 13:18

TIRANË- Endri Dumani takohet për herë të parë me mamanë e tij, pas 6 vitesh. I mituri, vetëm 12 vjeç, ka takuar nënën e tij pas riatdhesimit në Shqi...