Politike

Nisja e negociatave me BE/ Ambasada holandeze në Tiranë sqaron qëndrimin: Më 3 nëntor do të kemi debat në parlament

27 Tetor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Nisja e negociatave me BE/ Ambasada holandeze në Tiranë sqaron

TIRANË– Ambasada holandeze në Shqipëri ka publikuar sot një raportim për hapat që pritet në ditët në vijim përpara marrjes së vendimit për të nisur konferenca e parë ndërqeveritare. Ambasada bën me dije se qeveria holandeze do t’i dërgojë Parlamentit një vlerësim për paketën e zgjerimit dhe Shqipërinë, e po ashtu edhe një debat në parlamentin holandez më 3 nëntor 2020.

SQARIMI I AMBASADËS HOLANDEZE: 

· Në javët e fundit, shumë nga mediat shqiptare kanë publikuar lajme në lidhje me diskutimet në Parlamentin hollandez mbi zgjerimin e BE-së. Ju lutem gjeni këtu me poshtë një informacion në lidhje me proceset në vijim.
· Në datën 6 Tetor, Komisioni Europian publikoi paketën vjetore të zgjerimit, pjesë e së cilës është dhe raporti i progresit për Shqipërinë 2020.
· Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dërgojë parlamentit një vleresim të paketës së zgjerimit. Kjo do të ndiqet nga një debat në datën 3 Nëntor, sipas procedurave parlamentare.
· Gjithashtu, Parlamenti hollandez i ka dërguar qeverisë një sërë pyetjesh faktuale në lidhje me paketën e zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian. Qeveria do t’i përgjigjet edhe këtyre pyetjeve në javën që vijon.
· Në Bruksel, vendet anëtare të BE-së janë duke diskutuar draft Kuadrin Negociator për Shqipërinë. Një herë që ky kuadër do të jetë dakortësuar, ai do të miratohet nga Këshilli Europian për Cështjet e Përgjithshme.
· Këshilli Europian për Cështjet e Përgjithshme do të diskutojë paketën e zgjerimit në takimin e saj të datës 10 Nëntor, si dhe pritet që të miratojë konkluzionet përkatëse. Në mars të këtij viti, Këshilli konkludoi se Konferenca e Parë Ndërqeveritare (KPN) me Shqipërinë mund të organizohet një herë që Shqipëria ka bërë progres të mjaftueshëm mbi kushtet e vendosura nga Këshilli në muajin Mars.
· Në datën 27 tetor, një delegacion i parlamentit shqiptar do të ketë një takim online me komisionin parlamentar për Cështjet Europiane në parlamentin hollandez. Ata do të diskutojnë në lidhje me çështjet e zgjerimit. Takime të tilla parlamentare organizohen vazhdimisht dhe rregullisht.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada holandeze konferenca e pare me be nisja e bisedimeve me be ambasada holandeze konferenca e pare me be nisja e bisedimeve me be

Sondazh

Poll