Aktualitet

‘Mendova se vranë ndonjë qen, nga ulërimat e kuptova’/ Fqinji se beson dot: Autori mund ta ketë ngatërruar, ish

26 Tetor 2020, 11:36 Nga DOSJA
‘Mendova se vranë ndonjë qen, nga ulërimat e

FIER– Fqinji i Ahmet Toskës, 50-vjeçarit të vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit, ka treguar për momenin e parë kur edhe ka dëgjuar krismat. Ai ka bërë me dije se për mediat se i kishte dëgjuar të shtënat por kishte menduar se kishin vrarë ndonjë qen rrugësh, por vetëm nga ulërimat e të shoqësh kishte kuptuar se kishte ndodhur një vrasje.

Unë isha në shtëpi. Isha në gjumë në momentin që ka ndodhur ngjarja. Pas krismave kam dëgjuar vetëm ulërimat e një femre. E shoqja vetëm ulëriste dhe kërkonte ndihmë. Mendova për ndonjë konflikt brenda familjes. Para meje dolën dy komshinjtë e mi. I thërrasim shkurt “Medi”. Mos e kanë gabim shënjestrën…Nëse ka probleme me raporte pune unë nuk di gjë. Ishte i folur dhe i respektueshëm. Dëgjova 2-3 krisma. Mendova që vrau ndonjë qentë e rrugëve. E kuptova vetëm nga ulërima e bashkëshortes,”-u shpreh banori i zonës. 

50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të sotëm, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën, ndërkohë që Policia ka blinduar qytetin duke u vënë në ndjekje të autorit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fier vrasje në fier ahmet toska fier vrasje në fier

Sondazh

Poll