Aktualitet

Sot nuk e piu dot kafenë e mëngjesit! Pista kryesore për vrasjen e 50-vjeçarit në Fier, ishte me origjinë nga Roskoveci dh

26 Tetor 2020, 11:08 Nga DOSJA
Sot nuk e piu dot kafenë e mëngjesit! Pista kryesore për vrasjen

FIER– Vrasja e 50-vjeçari, Ahmet Toskës ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një nga pistat ku po heton Policia është ajo e konflikteve të pronësisë, që mund të ketë pasur 50-vjeçari, i cili është me origjinë nga qyteti i Roskovecit.

Gjithashtu mësohet se 50-vjeçari ka marrë 6 plumba, që e kanë lënë të vdekur në vend, ndërkohë që gjithë ngjarja mund të “ç’kodohet” nga kamerat e sigurisë në godinat rreth e rrotull. 

Sipas banorëve të lagjes, 50-vjeçari kishte të njëjtën rutinë çdo ditë; çonte gruan në punë në një furrë bukë, më pas pinte kafen dhe shkonte në punë edhe vetë në një pikë karburanti.

50-vjeçari, Ahmet Toska u qëllua me armë zjarri në kokë në orën 6 të mëngjesit të sotëm, teksa po përcillte bashkëshorten në punë. Kjo e fundit ka parë gjithë skenën, ndërkohë që Policia ka blinduar qytetin duke u vënë në ndjekje të autorit duke ngritur post-blloqe për të kapur vrasësin. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska fier vrasje në fier ahmet toska fier vrasje në fier

Sondazh

Poll