Aktualitet

“Ishte shumë vonë…”/ Zbardhet dëshmia e gruas së viktimës në Fier: Autori ishte me maskë, kërkova ndihmë tek fqin

26 Tetor 2020, 11:00 Nga DOSJA
“Ishte shumë vonë…”/ Zbardhet dëshmia e gruas

FIER- Bashkëshortja e 50-vjeçarit Ahmet Toska, i cili u vra sot në mëngjes në lagjen “Shesh i Madh”, ka thënë në polici se për të shoqin ishte tepër vonë. Dosja.al ka mësuar se në dëshminë e saj në polici, gruaja ka thënë se ka parë vetë të gjithë skenën, dhe se autori e ka qëlluar me breshëri dhe më pas ka ikur me vrap.

E ngelur e vetme me trupin e të shoqit që siç thotë vetë ka ndërruar jetë në moment, gruaja më pas ka nisur ulërimat. “Ishim duke shkuar në pune. Personi ishte me maskë, e qëlloi në kokë dhe u largua me vrap. Kërkova ndihme nga fqinjët por ishte shume vonë“,-mësohet të ketë thënë ajo.

Gruaja e Ahmet Toskës punonte në një furrë bukë pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Ajo është njeriu kyç për zbardhjen e vrasjes, pasi ka parë gjithçka. Gruaja ndodhet në një gjenjde të rëndë psikologjike pas asaj që ka ndodhur dhe pritet përmirësimi i saj, që policia të mësojë më shumë mbi problemet që mund të ketë patur familja.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet toska vrasje në fier ahmet toska vrasje në fier

Sondazh

Poll