Aktualitet

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar

26 Tetor 2020, 11:16 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Altin Avdylajt për

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Altin Avdylajt për gjykim të shkurtuar. Çështja gjithashtu është ndarë nga 5 të pandehurit e tjerë. Këta të fundit kanë kërkuar gjykim të zakonshëm.

Aksioni policor “Volvo-4” u krye në shtator të vitit 2018 ku një grup prej 22 personash u arrestuan në lidhje me një laborator heroine të pikasur në fshatin Brenogë të Hasit.

Avdylaj dhe grupi i tij akuzohen për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Gjykimi i shkurtuar nënkupton që çështja të vijohet më tej në shqyrtim me provat dhe aktet e grumbulluara deri në këto momente nga hetimi i prokurorisë. Kjo lloj procedure e posaçme jep mundësinë që gjykata të shprehet më shpejt dhe nga ana tjetër të arrestuarve u jepet si mundësinë që të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin avdylaj gjkko altin avdylaj gjkko

Sondazh

Poll