Aktualitet

Nga sot gati edhe spitali COVID3, 150 shtretër për pacientë, Rama inspekton godinën: Jemi të përgatitur me staf rezervë d

26 Tetor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Nga sot gati edhe spitali COVID3, 150 shtretër për pacientë, Rama

TIRANË– Reparti i ish-Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kthehet nga sot në godinën e tretë që do t’ju shërbejë të gjithë pacientëve me COVID-19. Inagurimi u bë sot, gjatë edhe një inspektimi që bëri kryeministri Edi Rama. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Como, Rama tha se infrastruktura është gati. 

“E kemi thënë dhe e rithemi: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi.  Stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri”, tha shefi i qeverisë.

I të njëjtit mendim ishte edhe mjekja Çomo. Ajo tha se COVID3 dhe COVID4 janë gati, por ende ka shtretër boshë edhe në dy spitalet COVID1 dhe 2. 

“Në strukturën e re të COVID 3 është përfunduar si strukturë në aspektin fizik. Është instaluar oksigjeni në cdo shtrat. Elementë i rëndësishëm është pajisja me respirator. Pjesa tjetër është trajnimi prej disa muajsh i burimeve njerëzore. Kanë mbi 5 muaj që trajnohen. Kemi kapacitete dhe nuk është e nevojshme për të hapur një spital kur kemi ende kapacitete”, tha Çomo.

Kapacitetet e spitalit COVID3 janë 150 shtretër në total, ku fillimisht do të hapet një pavion me 40 shtretër. Në dispozicion të pacientëve do të jenë 50 mjekë dhe infermierë nga Spitali Infektiv dhe Sëmundjet Interne. Ministria e Shëndetësisë është shprehur se nëse do të jetë nevoja, janë gati edhe dy godina të tjera për t’ju shërbyer pacientëve me COVID-19, ndërsa Rama shkoi edhe më tej duke thënë se infrastruktura është gati edhe në rrethe, nëse bumi i të shtruarve në spitale vazhdon. Deri më tani në të dy spitalet COVID që janë të hapur, janë të shtruar 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama hapja e spitalit covid 3 edi rama hapja e spitalit covid 3

Sondazh

Poll