Aktualitet

Kaloi semaforin me të kuqe dhe kapet nga Rrugorja, 31-vjeçari në Tiranë nxjerr ’50-çen’ për të korruptuar policin, ar

26 Tetor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Kaloi semaforin me të kuqe dhe kapet nga Rrugorja, 31-vjeçari

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi ka tentuar të korruptojë përmes një shume prej 5 mijë lekë të reja, një efektiv të Policisë Rrugore. G.T., 31 vjeç u ndalua nga një shërbim i Policisë Rrugore teksa semafori ishte ndezur me ngjyrë të kuqe. Efektivët e ndaluan dhe në momentin kur do t’i vendosej gjoba, ai ka nxjerrë 5 mijë lekëshin, dhe menjëherë është arrestuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë Rrugoret e kryeqytetit, kanë shtuar patrullimet policore në funksion të planit të veprimit për parkimet e gabuara dhe shkeljen e semaforit. Gjatë patrullimit parandalues policor, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë konstatuar drejtuesin e një automjeti me iniciale G. T, 31 vjeç, se vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit, i ka ofruar agjentit verifikues një kartmonedhë prerje 5000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative. Në këto kushte, është bërë menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale G. T, për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet i riu korrupton policin korrupsioni tek policet i riu korrupton policin korrupsioni tek policet

Sondazh

Poll