Të shtënat me armë në Triport/ Policia e Vlorës zbardh ngjarjen: Ishte kanosje, i riu qëlloi me pistoletë për të “
26 Tetor 2020, 10:05Nga DOSJA
VLORË- Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi dje nëzonën e Triportit, ku një 26-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër. Ai u ndalua menjëherë bashkë me një person tjetër, ndërsa PSH sot sqaron se i riu që u kap bashkë me të, u kanos nga 26-vjeçari me inicialet E.C. Tashmë F.Z., është në gjendje të lirë dhe për fat të mirë, të shtënat përfunduan në ajër pa një ngjarje edhe më të rëndë.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, njoftojmë se në përfundim të veprimeve të para proceduariale Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.Ç., 26 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Vlorë.
Ky shtetas më datë 25.10.2020, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Triport, dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, për të kanosur shtetasin F.Z., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në kohë rekord falë ndërhyrjes së menjëherëshme të policisë kufitare të Triportit dhe Partullave të Përgjithshme të Komsiariatit të Policisë Vlorë.
Shtetasi F. Z, në përfundim të veprimeve të para hetimore është lënë i lirë. Materialet iu referuan Prokuorisë për veprime të metejshme në ngarkim të shtetasit E.Ç, për veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Procesi për përzgjedhjen e anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit është paditur ditën e sotme në gjykatën administrative nga një aplikant i cili është...
TIRANË- Punimet në nyjen “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së madhe të Tiranës, kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Për të gjitha automjetet që vi...
TIRANË- Anxhela është një emër mjaft i njohur për shqiptarët, e cila së fundmi ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit, ku shihet e dhunuar....
FIER– Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Ahmet Toskës i cili u ekzekutua mëngjesin e sotmë në qytetin e Fierit teksa ishte me bashkëshorten e tij.Policia ka ...
TIRANE– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Fax.al, Top Channel kanë në faqe të parë ekzekutimin ...
ELBASAN– Një 26 vjeçar me inicialet B.H, është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka kërcënuar me thikë babin e tij.I riu e kishte dhunuar atë dhe ki...
Aktualitet26 Tetor 2020, 07:23
SELENICË– Dy persona kanë tentuar që të grabisin nën kërcënimin e armës banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë. Mirëpo ata u pikasën nga i zot...
ITALI– Një atentat me armë zjarri ndaj një shqiptari 40-vjeçar ka ndodhur ditën e djeshme në Asti. Sipas mediave italiane, shqiptari është qëlluar nga nj...