Aktualitet

Vrau një person dhe plagosi tre të tjerë/ Kush është shqiptari i rrezikshëm që e kërkon Interpoli, 41-vjeçari cilësohe

26 Tetor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Vrau një person dhe plagosi tre të tjerë/ Kush është

BRITANI E MADHE– Arjanit Kondi është 41-vjeçari shqiptari që është shpallur në kërkim nga autoritetet britanike, pasi kërkohet në Shqipëri për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë në 20 Prill 2017 në Vlorë.

Ndërkohë, Interpol ka shpërndarë një njoftim të kuq dhe urdhër për arrestimin e Kondit nga Gjykata e Magjistraturës në Westmister.

Ndërsa oficerët besojnë se 41-vjeçari mund të jetë në Londër dhe se ka lidhje me zonat Battersea.

Autoritet britanike kanë bërë thirrje që: “Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë përmes numrit 101”.

Ndërkohë që është është këshilluar që kushdo që e sheh të mos bëjë asnjë veprim ndaj tij, por të kontaktojë në mënyrë urgjente policinë.

Më datë 20 prill 2017, rreth orës 23:00, salla operative në Komisariatin e Policisë Vlorë ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë” është vrarë një person me armë zjarri, pas një konflikti të çastit. Viktima është indentifikuar si Ergys Gjioveshaj, Ndërsa të sipas policisë të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur Florian Hila, 28 vjeç, Arsonel Llanaj, 32 vjeç, si dhe 26 vjeçarja, Arta Luka.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjanit kondi arjanit kondi

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Tetor 2020, 07:23

SELENICË– Dy persona kanë tentuar që të grabisin nën kërcënimin e armës banesën e një qytetari në fshatin Haderaj, Selenicë. Mirëpo ata u pikasën nga i zot...