Aktualitet

Preken nga COVID 2 edukatore dhe 2 sanitare, mbyllet kopshti në Vlorë

20 Tetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Preken nga COVID 2 edukatore dhe 2 sanitare, mbyllet kopshti në Vlorë

TIRANË- Inspektoriati Shëndetësor i Shëndetit pas një inspektimi të bërë në një kopsht në Vlorë, mori vendimin që ky institucion arsimor të mbyllej. Ky vendim është marrë pasi 4 punonjës rezultuar pozitiv me COVID-19, nga të cilët dy janë sanitare dhe dy edukatore. Kopshti ka një staf prej 15 personash të cilët mësohet se do të jenë në vëzhgim epidemiologjik. Këta të fundit janë karantinuar në banesë.

Deri më tani kanë rezultuar të infektuar dhjetëra mësues dhe nxënës në Tiranë, Durrës, Berat, Pogradec  dhe Gjirokastër.PD kërkon që qeveria të marrë masa për këtë situatë alarmante.

Një ditë më parë, Albana Vokshi, ish-deputete në një vëzhgim jashtë dyerve të shkollës “Emin Duraku” tha se në total janë rreth 320 mësuesë të prekur dhe kërkoi nga ministrja e Arsimit marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkolla koronavirusi ne shkolla

Sondazh

Poll