Aktualitet

Protesta e PDIU-së dhe VV-së para Ministrisë së Jashtme, arrestohet Boiken Abazi, shoqërohen nga policia edhe 22 të tjerë

20 Tetor 2020, 09:43 Nga DOSJA
Protesta e PDIU-së dhe VV-së para Ministrisë së Jashtme,

TIRANË-Aktivisti dhe drejtuesi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, është arrestuar nga policia, në rrugë e sipër teksa po shkonte për të marrë pjesë në tubimin paqësor protestues pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Mësohet se arrestimi u krye para se të fillonte tubimi, madje para se Boiken Abazi të mbërrinte në vendin e lajmëruar për tubimin. Po ashtu Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka bërë të ditur se policia ka arrestuar po ashtu edhe 22 qytetarë të tjerë të cilët janë çam.

“Deri tani janë 22 të shoqërua dhe nuk i kuptoj se ça bënë këto 22 veta dhe në këto kushte më vjen sot që nuk jam me ata atje. Megjithatë, ne jo vetëm do interesohemi, por po e shtojnë turpin me shoërimin e djemve dhe nuk di të kenë shkelur ligjin. Ato që janë shoqëruar janë cam, u them hajdemi të bëhemi bashkë për të drejtat tona dhe për ata që janë shoqëruar. Asnjë nga ju nuk e tërheq vëmendjen kur Rama në Greqi merr përsipër që censusin e ardhshëm do e bëjë me vetë deklarim. A e ruajtët ministrin e jashtme që të mos na shihte ne”, tha Idrizi.

Tubimi paqësor protestues i organizuar nga Shoqata “Çamëria” dhe PDIU me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë synon shtrimin e kërkesave në lidhje me zgjidhjen e çështjes shqiptare të Çamërisë, heqjen e ligjit të luftës dhe delimitimin e drejtë të kufive detarë.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet boiken abazi nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme boiken abazi nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme

Sondazh

Poll