Aktualitet

VIDEO/ I qetë, me vështrimin ngultazi tek gazetarët… vrasësi i biznesmenit në Himarë rrëfehet para gjykatës: S’më d

20 Tetor 2020, 10:00 Nga DOSJA
VIDEO/ I qetë, me vështrimin ngultazi tek gazetarët…

VLORË- Këto janë pamjet që vijnë nga Gjykata e Vlorës, ku u caktua masa e sigurisë “arrest me burg” për Kliti Lekën, 53-vjeçari që ekzekutoi mëngjesin e të shtunës biznesmenin Niko Goro në Himarë. Në pamjet e sjella nga Fax News, Leka shihet i përqendruar te gazetarët, ndërkohë që mësohet se ai ishte beqar, dhe jetonte kryesisht jashtë vendit.

Në gjykatë ndodheshin edhe familjarë të tij, të cilët nuk janë lejuar brenda në sallë. Mbi Goron, rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese dhe ajo e armëmbajtjes pa leje.

Niko Goro u vra më 17 tetor, në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka, i cili u kap menjëherë pas krimit. Autori pretendon se Goro, babai i dy fëmijëve, i njohur edhe si ndërtues i njohur në Himarë, nuk i kishte dhënë 3 apartamente që i kishte premtuar, pasi autori i dha 2600 metra katrorë për të ndërtuar një pallat.

Në dëshminë e tij në gjykatë, Dosja.al ka mësuar se para se të ndodhte vrasja, autori dhe viktima kanë patur edhe një sherr fizik, i menduar se do të mbyllej me aq, por më 17 tetor, Leka ka shkuar dhe i ka kërkuar paratë Goros tek marketi i të motrës ku po blinte ushqime.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kliti leka vritet ndërtuesi niko goro kliti leka vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll