Aktualitet

Vizita e Dandias në Tiranë, protestuesit e PDIU-së nisen drejt Kryeministrisë

20 Tetor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Vizita e Dandias në Tiranë, protestuesit e PDIU-së nisen drejt

TIRANË- Protestuesit e PDIU-së pas protestës që kanë zhvilluar përpara Ministrisë së Jashtme ku dhe është zhvilluar takimi mes Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias dhe Genc Cakajt janë nisur drejt Kryeministrisë. Ata kanë thënë se do të zhvillojnë protestë para kryeministrisë pasi Dandias do të takohet edhe  Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ku do të flasin për çështjen e Detit Jon.

Ndërkohë behët e ditur se anëtarët e VV-së janë nisur drejt komisaritit për të protuestuar kundër arrestimit të aktivistit Boiken Abazi dhe qytetarëve të tjerë.

Gjatë protestës që është zhvilluar ka pasur dhe përplasje mes qytetarëve pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar ata që të grumbullohen për shkak të pandemisë së Covid-19. 

Dendias do të ketë takim me presidentin Meta, kryeministrin Rama, kreun e opozitës Lulzim Basha, me Janullatosin, me Vangjel Dulen, por edhe me biznesmenë të ndryshëm që e kryejnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, ku sipas medive greke çështja kryesore për Dendias do të jetë ajo për përcaktimin e zonave detare, e cila është lënë prej më shumë se dy vitesh pas dore, dhe e paçuar deri në fund.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme

Sondazh

Poll