Aktualitet

Policia jep detaje pas përplasjes me protestuesit: Janë proceduar penalisht 18 persona, mes tyre tre organizatorët, Idrizi, D

20 Tetor 2020, 10:52 Nga DOSJA
Policia jep detaje pas përplasjes me protestuesit: Janë proceduar

TIRANË– Policia e Tiranës ka raportuar zyrtarisht shoqërimin e protestuesve që u mblidhën para ministrisë së Jashtme, gjatë ditës së sotme, kur mbërriti edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë proceduar penalisht 18 persona, mes tyre dhe tre organizatorët e tubimit, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Tre organizatorët e proceduar janë: Shpëtim Idrizi, Mesila Doda dhe Boiken Abazi.

Njoftimi i policisë Tiranë: Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë. Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse. Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Sot është zhvilluar një protestë para Ministrisë së Jashtme nga VV dhe PDIU. Tubimi është shoqëruar me përplasje mes aktivistëve dhe policisë që ka tentuar të bëjë shpërndarjen e turmës.  Turma ka tentuar të thyejë kordonin e policisë në momentin që kaloi eskorta e Dendias. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha se shteti shqiptar do të ruajë Dendias se mos “qëllohet” me fjalë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet boiken abazi mesila doda nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shpetim idrizi boiken abazi mesila doda nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shpetim idrizi

Sondazh

Poll