Aktualitet

Vrau biznesmenin në Himarë/ Gjykata lë në qeli Kliti Lekën, zbardhet dëshmia e plotë: Jam radiolog, më mori 2650 metra t

20 Tetor 2020, 07:14 Nga DOSJA
Vrau biznesmenin në Himarë/ Gjykata lë në qeli Kliti

VLORË– Ditën e sotme, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 53-vjeçarin Kliti Leka, i cili të shtunën vrau në Himarë biznesmenin Niko Goro. Leka është shfaqur në gjykatë i veshur sport, me maskë dhe pranga në duar dhe ka qenë i qetë. Mbi të rëndon akuza “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa lejë të armëve e municioneve të zjarrit”.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia që 53-vjeçari ka dhënë para oficerëve të policisë. Ai ka treguar vrasjen e kreu në kushtet e pamundësisë, për t”i marë apartamentet në pallatin që Goro kishtë ndërtuar mbi sipërfaqen e tokës që Leka, i kishtë vënë në dispozicion. Ai është shprehur se Goro nuk i kishte dhënë 3 apartamentet e premtuara.

“Jam me profesion radiolog, jam beqar dhe me 14 klasë. Me Niko Goron kishin rënë dakord të bënim biznes, ku unë pranova dhe kam firmosur një kontratë noteriale për vënien në dispozicion të një sipërfaqe toke prej 2650 metra katror që ndodhet në Himarë. Ndërsa Nikollaqi ka firmosur duke rënë dakort që të ndërtonte një pallat disa katësh mbi këtë sipërfaqe toke që unë disponoja,dhe si këmbim ai do me jepte 3 apartamente. Dokumentat dhe marëveshjen noteriale e kam në makinë, por mjeti që unë mora me qëra në Tiranë dhe që më pas e përdora në vrasje, nuk mund të hapet pasi, çelësat e makinës në ikje e sipër me vrap,i hodha brenda në det. Prej dy ditësh kisha shkuar në Himarë me një automjet të marrë me qira në Tiranë. Gjatë këtyre dy ditëve kam fjetur në makinë. Pasi kam parë Nikollaq Goron, e kam ndjekur nga pas dhe në momentin që ka zbritur nga makina dhe është drejtuar te marketi i motrës, kam zbritur dhe e kam qëlluar disa herë me armë zjarri. Më pas jam larguar me makinë dhe jam futur në zonën e Livadhit, ku kam hedhur çelësat në det dhe jam larguar drejt vendit të njohur si “Prozhektori”, vend ku më pas më ka kapur policia,”-ka deklaruar 53-vjeçari Kliti Leka.

Sakaq, policia është në kontakt me kompaninë që ka në pronësi makinën, me të cilën  53-vjeçari kreu vrasjen. Ky i fundit ka treguar se brenda kësaj makine, (e cila është e mbyllur, pasi nuk gjenden çelësat) janë dokumentat e tokës dhe kontratat noteriale që ka firmosur së bashku me Niko Goron.

Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e 17 tetor, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka. E plagosur mbeti edhe motra e tij, Eftiqi Qesku. Autori u kap vetëm pak orë pas krimit. Niko Goro ishte baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar i një kafeje të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kliti leka vritet ndërtuesi niko goro kliti leka vritet ndërtuesi niko goro

Sondazh

Poll