Aktualitet

“Shqipëria nuk ka për t’i dhënë Greqisë 12 milje të detit”/ Idrizi: Ruajtët Dendias të mos na shihte ne, na kanë

20 Tetor 2020, 10:04 Nga DOSJA
“Shqipëria nuk ka për t’i dhënë Greqisë 12

TIARANË– Gjatë protestës së PDIU-së dhe VV-së që është zhvilluar ditën e sotme përpara Ministrisë së Jashtme për vizitën e Ministrit grek në Tiranë Nikos Dendias ka pasur përplasje mes policisë dhe protestueve, ku disa prej tyre janë shoqëruar nga policia. Ndërkohë në një prononim për mediat kreu i PDIU Shpëtim Idrizi me tone të ashpra ka thënë se protesta është mbajtur me qëllim për t’i thënë ministrit grek atë që Edi Rama nuk ka mundur të ja thotë.

Ndër të tjerë Idrizi është shprehur se 12 miljet detare Shqipëria nuk do të ja jap Greqisë.  Dandias i është drejtuar po ashtu policisë duke i thënë se veprimi që bën duke i bllokuar në momentin që arriti Nikos Dendias në Tiranë ishte një turp.

“Ruajtët Dendias të mos na shihte ne, na kanë bllokuar, ky është turp i policisë. Mesa duket edhe policia zotërohet nga Greqia. Kjo që po ndodh është një turp Edi Rama. 12 miljet detare Greqia i ka në Prevezë. Shqipëria nuk ka për t’i dhënë Greqisë 12 milje të detit. Ne nuk harrojmë amanetin, ne ekzistojmë. Dandias zgjodhi kohën e pandemisë për të vizituar Tiranën. Nuk ia harrojmë grekut as varret as të plagosurit. Tragjedia mbi shqiptarët e Çamërisë në fund të luftës së dytë botërore është masakër”, tha mes të tjerash Idrizi.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shpetim idrizi nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme shpetim idrizi

Sondazh

Poll