Aktualitet

Protesta kundër vizitës së Dendias në Tiranë/ Shpëtim Idrizi policisë: Jeni trembur prandaj kapët aktivistët

20 Tetor 2020, 10:38 Nga DOSJA
Protesta kundër vizitës së Dendias në Tiranë/

TIARANË- Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi e ka cilësuar sjelljen e policisë për të ndaluar grumbullimin e protestuesve tek kryeministria. Idrizi tha se sjellja e policisë është politike, pasi sipas tij, kur ka mbledhje qeveria nuk respektohen rregullat anti-covid, ndërsa kur ka protestë që nuk i leverdis qeverisë, atëherë vihet në zbatim akti normativ që ndalon protestat.

“Kam pas fatin që të kem qenë që në 90-ën një nga ato studentët e dhjetorit dhe përpara kishim tmerrin dhe bishën komuniste, ku njerëzit burgoseshin e vriteshin për një fjalë gojë. Kam qenë në shumë protesta, por kjo është protesta kur policia është sjellë në mënyrë më të poshtër, me terror, pa asnjë ndjenjë njerëzore. Janë arrestuar 24 shqiptarë të Çamërisë, që kishin ardhur të protestonin. Ky terror nuk mund të kalojë kështu. Jo vetëm që ne do të marrim të gjithë hapat ligjorë, por i jam drejtuar disa herë policisë, duke i thënë që ‘nuk kemi ardhur këtu për ju, por për ministrin grek. Ne nuk kemi ardhur të tregojmë forcën me ta, as me Edi Ramën që vetë bën mitingje, ndërsa çamët nuk duhet të protestojnë për detin. Kjo është protestë ku policia është sjellë në mënyrën më të poshtër të mundshme. Janë shoqëruar 24 protestues çam, të cilët kanë ardhur me baballarët për të protestuar. Po i them publikisht, do t’ju mbajmë mend emër për emër e fytyrë për fytyrë. Nëse janë trima, të mos ndalojnë shqiptarët e çamërisë por të shkojnë të kapin ata të “vorio-epirit”. Unë nuk e di sot kë mbron policia shqiptare Po ju them publikisht policëve në emër të 24 vetëve “do t’i mbajmë mend emër për emër e fytyrë për fytyrë të gjithë. Nëse janë trima le të shkojnë të turren në jug e të kapin gjithë ata që djegin flamurin shqiptar. Le të kapin vrasësit, dhe jo të merren këtu me çamët”. Turp për këtë polici. Do t’i shkojmë deri në fund. Nëse janë shërbëtorë të krimit apo për një çap bukë, më mirë ta hedhin atë kapele. ” tha Idrizi.

(A.K/ F.G/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme policia e shtetit shpetim idrizi nis protesta e pdiu dhe vv-se para ministriese se jashtme policia e shtetit shpetim idrizi

Sondazh

Poll