Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI- Koronavirusi është përhapur gjerësisht në shkolla. Tirana është qarku më problematik, pasi çdo ditë rritet ndjeshëm numri i mësuesve dhe punonjësve të infektuar. Vetëm në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë deri më tani janë 13 mësues dhe punonjës të infektuar. Në këtë shkollë vijon normalisht procesi i mësimit, pasi mësuesit e infektuar janë zëvendësuar. Të infektuar ka edhe në Durrës, pasi kanë rezultuar 2 nxënës të infektuar.
Situata është alarmante edhe në Elbasan, pasi janë konfirmuar të prekur me COVID-19, 8 mësues, duke e çuar në total numrin e mësuesve të infektuar në këtë qark në 20. 8 mësuesit e infektuar janë të ndarë në: 2 mësuesë tek shkolla Luigj Gurakuqi; 1 tek Naim Frashëri; 1 në Griqan; 1 tek Qemal Haxhihasani; 1 tek Kristofor Kristoforidhi; 1 në Mengel; dhe një tek shkolla në Katund i ri.
Sakaq, COVID është përhapur edhe në qytetin e Beratit. Deri më tani janë infektuar 2 nxënëse dhe një mësuese në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”, një nxënës në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” dhe 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare të fshatit Lapardha.
Ndërkohë janë konfirmuar të infektuar edhe dy mësues në Gjirokastër, një mësues i infektuar në shkollën 9-vjeçare “Urani Rumbo” dhe një tjetër tek shkolla private “Giuseoe Grass”.
Po kështu, 4 edukatore të një kopshti në Pogradec dhe 4 mësues kanë rezultuar të infektuar. Sakaq edhe 6 edukatore të kopshtit 31 në Tiranë janë prekur nga Covid. Gjithashtu edhe 1 sanitare në Fier ka rezultuar pozitive.
Nuk ka munguar edhe një reagim nga Partia Demokratike, në lidhje me përhapjen e koronavirusit në shkolla. Një ditë më parë, Albana Vokshi, ish-deputete në një vëzhgim jashtë dyerve të shkollës “Emin Duraku” tha se në total janë rreth 320 mësuesë të prekur dhe ka kërkoi nga ministrja e Arsimit marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Mario Ferrja, biznesmeni 27-vjeçar nga Vlora, i shpëtoi dje një atentati me armë zjarri poshtë banesës së tij në lagjen “Partizani”. Burime ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka nxjerrë në ankand tre qen të stërvitur për vetëm 20 mijë lekë të reja. Kërkesa për shitjen e tyre është publikuar në Fle...
ELBASAN- Elbasani që prej 8 orësh nuk është furnizuar me ujë të pijshëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije në lidhje më këtë ujësjellësi i qytetit nuk ka bërë a...
VLORË– Një 27-vjeçar, i identifikuar si Mario Ferrja, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë teksa po ecte në këmbë në lagjen e tij në Vlorë. K...
TIRANË– Aktori i famshëm i humorit, Florjan Binaj në një postim në Instastory ka ngritur një shqetësim në lidhje me lumin Vjosa. Aktori Binaj ka reaguar pa...
TIRANË –Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj së fundmi ka njoftuar planin për të shmangur menaxhimin e trafikut drejt rrethrrotullimit të Unazës s...
SHBA– Ndahet nga jeta Eugert Shqalshi, djali i ish-deputetit demokrat Agustin Shqalshi, brenda një hoteli ku punonte në Amerikë. (Shiko këtu) Menjëherë lajmi ës...
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur një mundësinë e një mbyllje të dytë për shkak të shifrave në rritje të pandemisë së koronavirusit. Pipero, në një int...
Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për prokurorin Qosja po kryhet nga tru...
SHBA– Eugert Shqalshi, një 31-vjeçar nga Malajt e Mirditës, ka ndërruar jetë në Amerikë pak orë më parë. I riu është gjetur i pajetë në një hotel, ku edh...