Aktualitet

Dita e 6 e grevës së urisë/ Naftëtarja me lot në sy: Po të ishte gjallë Aneta do i thoshte Ramës ‘ndihmoi ato gra’.

20 Tetor 2020, 10:16 Nga DOSJA
Dita e 6 e grevës së urisë/ Naftëtarja me lot në sy: Po

TIRANË- Naftëtaret e Ballshit vijojnë grevën e urisë. Ato kërkojnë nga kryeministri Edi Rama që të marrin pagat e prapambetura dhe të rifillojë puna. Një prej grevistëve ka deklaruar për mediet se po të ishte gjallë Aneta Rama, do u thoshte Edi Ramës që t’i ndihmonte naftëtaret.

“Ne jemi në të njëjtin hall, kërkojmë rrogat e prapambetura dhe fillimin e punës. Jo shtet-privat, privat shtet. Zgjidhjen e ka Rama, këtu jemi le të vijë. Ne pranojmë dialogun, të vij të ulemi të negociojmë. Mami i zotit kryeministër, zonja Anetë, i qoftë dheu i lehtë dhe të gjitha mamave e shqiptarëve që kanë vdekur, po po të ishte gjallë mami Anetë, apo ato nënat në të gjithë Shqipërinë, do të thoshin t’i ndihmonin këto gratë. Me tension shoqja ime e ngushtë që kam 34 vite që ha buk me tenion të lartë, ca nga stresi ca nga mos ushqyerja, nuk është e hijshme as për qeverinë as për askënd. I bëj thirrje dhe Ballukut, nuk kam ca them, nuk po kërkojmë luks, kërkojmë lekët tona dhe të rifillojmë punën”, u shpreh një nga gratë për Report Tv.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e grevisteve është rënduar. Një prej tyre është nisur me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë naftëtaret janë shprehur se do të bëjnë negociata me kryeministrit vetëm nëse do t’u jepen paga.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urise e naftetareve greva e urise e naftetareve

Sondazh

Poll