Aktualitet

“Oksigjeni në gjak më shkoi 40%, preka vdekjen”/ Drejtoresha e ISHSH-së, Vjollca Braho përlotet teksa tregon betejën 3

20 Tetor 2020, 09:40 Nga DOSJA
“Oksigjeni në gjak më shkoi 40%, preka vdekjen”/

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Taks-Forcës drejtoresha e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor -së, Vjollca Braho u përlot teksa foli për betejën e saj me COVID-19.  Gjatë fjalës së saj ajo tha kishte prekur vdekjen dhe kishte luftuar 3 javë me këtë virus.  Të gjithë qytetarëve ajo i bëri thirrje që të tregojnë kujdes nga virusit.

“I falenderoj të gjithë sidomos mjekët e ‘Shefqet Ndroqit’. Ata janë heronjtë e vërtetë. Unë jam një dëshmi e gjallë se në 3 javë në Reminacion unë preka vdekjen. Oksigjeni në gjak shkoi në 40%. Dua t’ju them skeptikëve që më pyesin a ishte vërtet kaq i rëndë Covid, po dua t’ju them.

Ne të gjithë sebashku duhet të luftojmë për veten e shoqërinë, të mbajmë maskën e të kujdesemi. Është infeksion i pabesë. Sot je mirë, nesër e sheh vetën në spital. Ne duhet të luftojmë, është me fat ai që nuk ka sëmundje shoqëruese, një nga ato isha edhe unë ndaj jam akoma në mesin tuaj. Jam rikthyer edhe më e fortë në krye të Inspektoriatit të Punës dhe do jemi në krah të kryeministrit e ministres në këtë betejë”, tha ajo.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taks forcën vjollca braho taks forcën vjollca braho

Sondazh

Poll