Aktualitet

4 edukatore të infektuara me COVID-19, mbyllet kopshti në Pogradec. Të infektuar edhe 4 mësues

20 Tetor 2020, 09:17 Nga DOSJA
4 edukatore të infektuara me COVID-19, mbyllet kopshti në Pogradec.

POGRADEC- 4 edukatore të një kopshti në Pogradec kanë rezultuar të infektuara me COVID-19. Menjëherë është mbyllur kopshti në Pogradec dhe të gjithë fëmijët janë karantinuar në banesat e tyre, ndërkohë punonjëve të tjera u është marrë edhe tamponi. Po kështu, një javë më parë në këtë kopsht kanë rezultuar pozitive edhe dy sanitare.

Sakaq, në dy gjimnazet kryesore të qytetit ‘’Muharrem Çollaku’’ dhe ‘’Gjergj Pekmezi’’, nga dy mësues për çdo shkollë kanë rezultuar me COVID-19.

Deri më tani kanë rezultuar të infektuar dhjetëra mësues dhe nxënës në Tiranë, Durrës, Berat dhe Gjirokastër. PD kërkon që qeveria të marrë masa për këtë situatë alarmante.. Një ditë më parë, Albana Vokshi, ish-deputete në një vëzhgim jashtë dyerve të shkollës “Emin Duraku” tha se në total janë rreth 320 mësuesë të prekur dhe ka kërkoi nga ministrja e Arsimit marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkolla koronavirusi ne shkolla

Sondazh

Poll