Politike

Polici ngacmoi seksualisht të miturën/ Reagon Basha: E turpshme, PS e riktheu në detyrë

11 Shkurt 2019, 16:00 Nga DOSJA
Polici ngacmoi seksualisht të miturën/ Reagon Basha: E turpshme, PS e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër ndaj videos së policit të Malësisë së Madhe, i cili ngacmonte seksualisht një të mitur 15 vjeçare, duke i dërguar foto dhe video intime.

Demokrati Basha u shpreh se polici ishte larguar nga detyra për shkak të ligjit dekriminalizimit, por ai u rikthye në detyrë nga Partia Socialiste. Këto deklarata Basha i bëri gjatë takimit të sotëm me banorë të Lushnjes.

E patë atë që ndodhi sot më policin e Malësisë së Madhe? Ai person është larguar nga dekriminalizimi dhe PS e ka rikthyer në detyrë. Ai që duhet të mbronte fëmijët e shqiptarëve, ka dal në video duke abuzuar me një minorene. Kjo është e turpshme”, tha kryedemokrati Basha.

Ditën e sotme u publikua një video, ku polici i Malësisë Madhe, Berhan Bajrakurti, shfaqet duke kryer akte të turpshme, që dyshohet se ia dërgonte 15 vjeçares së mitur. Pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturës, policia arrestoi Bajrakurtin për kryerje të veprimeve të turpshme me një të mitur. Ky rast bëhet i ditur vetëm javë pas zbardhjes së tjetër abuzimi me minorenë, rastit të vajzës 13-vjeçare në Kavajë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike berhan bajrakurti lulzim basha ngacmimi seksual i te mitures takim me banore te lushnjes turi i bashes berhan bajrakurti lulzim basha ngacmimi seksual i te mitures takim me banore te lushnjes turi i bashes

Sondazh

Poll