Politike

Takim me banorët e Lushnjës, Basha: Do rikthejmë subvencionet e biznesit, nuk jenit të varfër por të vjedhur

11 Shkurt 2019, 15:44 Nga DOSJA
Takim me banorët e Lushnjës, Basha: Do rikthejmë subvencionet e

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjës. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët kreu i opozitës premtoi rikhtimin e subvencioneve për biznesin e vogël dhe me çmime që favorizojnë bizneset.

Përmes biznesit të vogël të rritet konsumi, ky është qëllimi kryesor. Nëse ne kthejmë subvencionet për biznesit  dhe me çmime që favorizojnë binzesin, Lushnja do të marrë sërish frymë,”- u shpreh Basha.

Ndërkohë kryetari i PD-së nuk i kurseu as komentet e tij në lidhje me qeverinë. “Përsa i përket Lushnjës, situata për fëmijët është e rëndë. Duan ta heqin Lushnjës nga lista e qyteteve. Nuk jeni të varfër, por jeni të vjedhur. Do merrni ju frymë do marrë Shqipëria. Kjo është java vendimtare. Kjo varfëri është rezultat i vjedhjes që bën qeveria,”– përfundoi kryeopozitari Lulzim Basha.

Paraditen e sotme Basha u ndal edhe në qytetin e Vlorës ku zhvilloi një takim me biznesmenët e këtij qyteti. Ai prezantoi përfaqësuesit e bizneseve me platformën ekonomike të Partisë Demokratike, si dhe iu bëri thirrje që të bëhen pjesë e protestës së opozitës më 16 shkurt. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore që do të organizojë zgjedhjet lokale dhe ato qëndrore.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne lushnje basha takim me qytetaret premtimet e elektorale te lulzim bashes turi i bashes basha ne lushnje basha takim me qytetaret premtimet e elektorale te lulzim bashes turi i bashes

Sondazh

Poll