Aktualitet

Akuzohej për abuzime me tenderat, pranga pas 5 ditëve në arrati ish-drejtorit të IT në Ministrinë e Drejtësisë

11 Shkurt 2019, 15:43 Nga DOSJA
Akuzohej për abuzime me tenderat, pranga pas 5 ditëve në arrati

TIRANË- Është arrestuar pas 5 ditësh i shpallur në kërkim, ish-drejtori i IT në Ministrinë e Drejtësisë, Lysien Ali.

Zyrtari akuzohet për abuzim me tenderët miliona eurosh në këtë institucion dhe ndaj tij Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë.

Ditën e djeshme, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest shtëpie” për Juliana Hoxhën, ish-sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë të akuzuar për abuzime me tendera. (Lexo këtu)

Për 8 ish-zyrtarët e tjerë të akuzuar, Gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”. Masa është dhënë pa praninë e tyre në sallë, pasi asnjë prej tyre nuk ka zgjedhur që të paraqitet në seancë.

Po ashtu disa ditë më parë, Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga burg në arrest shtëpie për ish-drejtorët Aurel Lamçe dhe Arlind Alikaj. (Lexo këtu)

Operacioni u zhvillua më 6 shkurt dhe sipas burimeve të Dosja.al, ish-zyrtarët akuzohen se kanë abuzuar me 5 tendera të kësaj ministrie në vitet 2016-2017. Dëmi i llogaritur kap vlerën e disa miliona eurove. Në verifikim edhe ish-ministrat Ylli Manjani dhe Petrit Vasili.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me tenderat arrestohen zyrtaret e ministrise se drejtesise juliana hoxha lysien ali ministria e drejtesise abuzimet me tenderat arrestohen zyrtaret e ministrise se drejtesise juliana hoxha lysien ali ministria e drejtesise

Sondazh

Poll