Aktualitet

Kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në laborator droge, arrestohet çifti shqiptar

11 Shkurt 2019, 14:50 Nga DOSJA
Kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në laborator droge, arrestohet

Një çift shqiptarësh janë arrestuar ditën e sotme në Itali, në Paderno Dugnano. “Monzatoday” shkruan se burrë e grua me origjinë shqiptare kishin kthyer bodrumin e shtëpisë në një laborator ku ruanin drogë.

Dyshen e raportuan tek autoritetet banorët e zonës që kishin vënë re lëvizje të dyshimta. Pas një kontrolli në banesën e tyre, policia italiane u gjeti në bodrum një sasi prej 40 gramë kokainë, të cilën spacatorët e shisnin në sasi të vogla.

Autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe një shumë parash prej 4960 euro. Identiteti i shqiptarëve që formalisht rezultojnë të papunë nuk bëhet i ditur ndërkohë që pritet vendimi që policia do të marrë për ta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali arrestohet cifti shqiptar laborator drgoe sekuestrohen 40 grame kokaine sekuestrohen 4900 euro arrestohen shqiptaret ne itali arrestohet cifti shqiptar laborator drgoe sekuestrohen 40 grame kokaine sekuestrohen 4900 euro

Sondazh

Poll