Aktualitet

Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjonaj: Akt i paprecedentë, të shkarkohen 3 gjyqtarët

11 Shkurt 2019, 14:28 Nga DOSJA
Vendimi për Dritan Dajtin/ Gjonaj: Akt i paprecedentë, të

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i ka kërkuar sot përmes një deklarate për shtyp  institucionit të ri të Reformës në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndëshkimin e tre gjykatësve, të cilët bën kalimin e vendimit për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite heqje lirie për  akuzën e vrasjes së katër policëve në vitin 2009 në Durrës.

Gjonaj u tregua besimplotë se KLGJ-ja do të veprojë në kohë të shpejtë ndaj tre gjyqtarëve, të cilët sipas saj, kryen një akt të paprecedentë me vendimin e marrë.( Lexo këtu)

Jam sërish këtu para jush  për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.

Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, tha mes tjerash Gjonaj.

Vendimi ndaj Dritan Dajtit ka sjellë edhe shumë debate në politikën shqiptare. Opozita ka akuzuar qeverinë Rama se ka ndërhyrë në vendimin e gjyqtarëve. Pas akuzave, dy nga ministrat e Ramës, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshi reaguan. Gjonaj u shpreh se KLGJ duhet të marrë masa dhe të bëhet hetim disiplinor ndaj gjyqtarëve që morën vendimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i dritan dajtit etilda gjonaj masakra e durresit vendimi per dritan dajtin vrasja e 4 policeve denimi i dritan dajtit etilda gjonaj masakra e durresit vendimi per dritan dajtin vrasja e 4 policeve

Sondazh

Poll