Aktualitet

Banorët e Kapshticës në protestë kundër punimeve të TAP: Na shkatërruan rrugët

11 Shkurt 2019, 15:09 Nga DOSJA
Banorët e Kapshticës në protestë kundër punimeve

KORÇË- Banorët e fshatit Kapshticë të Korçës u kanë bërë pritë mjeteve të tonazhit të rënda të Kompanisë TAP duke mos i lejuar që të vazhdojnë punimet e tyre.

Sipas tyre, makinat e firmës kanë dëmtuar rrugët duke u vështirësuar atyre lëvizjen madje edhe për punët e përditshme.

“Jemi kundër TAP-it. Kalojnë makinat këtu dhe e bënë rrugën copë-copë”, tha një banor i fshatit.

Ndërsa një tjetër u shpreh se: Prishën rrugën dhe nuk punojmë dot as nëpër toka. Makinat me tonazhe të rënda e bënë rrugën me gropa.

Vetë firma është premtuar që çdo dëm i shkaktuar nga mjetet do të rregullohet por banorët nuk pranojnë duke premtuar se nuk do t’i lënë më të futën në fshat.

Ata thanë se do të përshkallëzojnë protestat duke bllokuar edhe rrugën nacionale, në rast se strukturat e shtetit nuk detyrojnë Kompaninë TAP që të rregullojë rrugën e fshatit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kapshtices kapshtice korce protestat kunder tap punimet e tap tap banoret e kapshtices kapshtice korce protestat kunder tap punimet e tap tap

Sondazh

Poll