Aktualitet

Vendimi për Dritan Dajtin, mesazhi i fortë i gjyqtarit në Vlorë: Falje policëve, s’ju dal dot përpara. Më vjen turp (VI

11 Shkurt 2019, 13:25 Nga DOSJA
Vendimi për Dritan Dajtin, mesazhi i fortë i gjyqtarit në

VLORË- Vendimi i gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për të ndryshuar dënimin e Dritan Dajtit nga ‘burgim i përjetshëm’ në 25 vite burg, ka sjellë revoltën e kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.

Në një deklaratë për mediat, Haluçi ka thënë se vendimi i Gjykatës është i turpshëm dhe skandaloz.

Ai shton se nuk ka më fytyrë që t’ju dalë para qytetarëve dhe drejtuesve të Policisë pasi vendimit sipas tij, i hap rrugën për të dalë nga burgu, Dritan Dajtit.

Kam dalë sot para jush për të shprehur indinjatën time të thellë si gjyqtar në lidhje me një vendim skandaloz së Apelit për Krimet e Rënda që duke pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, të një të pandehuri të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 punonjësve elitë të policisë së Shtetit. Tashmë janë 4 dëshmorë të atdheut, gjykata i hap tashmë duart e burgut të pandehurit. Jam i bindur që nuk jam i vetëm, por prisja reagime nga organizatat e gjyqtarëve. Iu kërkoj familjarëve me përulësi ndjesë se policët u vranë barbarisht, falje për miqtë dhe kolegët e tyre që përballen me krimin në të gjithë vendin. Iu kërkoj ndjesë: Tonin Vocit, Kastriot Skënderajt, Gentian Shehajt, Albert Moshit, Altin Qatos dhe Perlat Vatocit, si drejtues të lartë të Policisë që kam patur nderin të kërkoj mbrojtjen e tyre. Por sot, më vjen turp t’ju dal përpara. Ju kërkoj ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe atyre të Vlorës që presin shumë më shumë nga ne.

Deklarata e Skënder Haluçit vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për të ndryshuar dënimin për Dritan Dajtin. Dajti, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009, në të njohurën “Masakra e Durrësit”.

Por gjykata ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar duke i ndryshuar dënimin në 25 vite burg, që të konvertuara tashmë përkthehen në vetëm 10 vite burg, për autorin e masakrës dhe disa ngjarjeve të tjera kriminale në vend. Vendimi për Dajtin ka hapur edhe një debat politik në vend mes mazhorancës dhe opozitës se kush e ndihmoi Dajtin të zbriste vitet e dënimit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti gjykata e apelit per krimet e renda gjyqtari i vlores skender haluci vendimi per dritan dajtin dritan dajti gjykata e apelit per krimet e renda gjyqtari i vlores skender haluci vendimi per dritan dajtin

Sondazh

Poll