Aktualitet

Nga puthja e dorës, tek bluzat e printuara, dy zonjat fanse ‘të flakta’ të ish-ministrit Tahiri

11 Shkurt 2019, 14:50 Nga DOSJA

Më 01 nëntor të vitit të shkuar, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli për herë të parë në një konferencë për shtyp pas nisjes së hetimeve për të.

Pasi përfundoi fjalimin e tij, dy zonja e pritën dhe teksa e përqafonin dhe i puthinin dorën, i thanë ish-ministrit se besonin tek ai.

Ditën e sotme, ish-ministri u paraqit në ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të ankimuar kërkesën e Prokurorisë për zgjetjen e hetimit prej tre muajsh. Ankimim i cili u vlerësua si i saktë nga ana e Gjykatës. (Lexo këtu)

Por sërish jashtë ambienteve të Gjykatës, ishin dy zonjat, fanse të zjarrta të tij, të cilat mbanin veshur bluza me fytyrën e tij të printuara në to.

Kujtojmë që Tahiri është nën hetim për prej tetorit të 2018-ës, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal “Habilaj”, të cilët po gjykohen në Itali.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e krimeve te renda prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri gjykata e krimeve te renda prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri

Sondazh

Poll