Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Abuzime me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë, në pranga 4 zyrtarë, në ‘sitë’ edhe Manjani e Vasili
6 Shkurt 2019, 06:14Nga DOSJA
TIRANË- Arrestohen nga policia 4 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë për abuzime me tenderat e këtij dikasteri.
8 zyrtarë të tjerë janë lënë nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” ndërsa në sitën e prokurorisë janë edhe dy ish-ministrat Petrit Vasili dhe Ylli Manjani.
Zyrtarët e arrestuar janë ish-sekretarja e përgjithshme Juliana Hoxha, drejtori ekonomik Aurel Lamce dhe dy specialistët e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.
Sipas burimeve të Dosja.al,zyrtarët e arrestuar akuzohen se kanë abuzuar me 5 tendera të kësaj ministrie në vitet 2016-2017. Dëmi i llogaritur kap vlerën e disa miliona eurove.
Tenderat për të cilët po hetohen zyrtarët e akuzuar janë:
1.Mirembajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS ne 7 Gjykatat Administrative 2. Përmiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale 3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirembajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar 4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës 5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik te çështjeve të përmbarimit
Si u zbuluan shkeljet? Ka qenë grupi i Inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave që ka nxjerrë në pah shkeljet. Disa nga sistemet obekt të procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.
Zyrtarët e akuzuar: Të arrestuar; Juliana Hoxha Lusien Ali Arlind Alika Airel Lamçe
Në detyrim paraqitje Marsuela Aliaj Doralda Muka Arlin Arapi Orgesa Goga Eris Sheshi Ethem Vigani Ornela Bleda Ilir Çuni
Po verifikohen Ylli Manjani Petrit Vasili
Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të opozitës në lidhje me akuzat se policia nuk e ka trajtuar ngjarjen. Me anë të një statusi në ...
ITALI– Një sasi prej 2 kilogram lëndë narkotike është sekuestruar nga policia Italiane, ndërsa 10 persona kanë përfunduar në pranga, pasi akuzohen për tr...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 32 anëtarët e një grupi kriminal që u arrestuan vetëm 3 ditë më parë në kuadër të operacionit “Rruga e ...
Kontroll i befasishëm nga zëvendës/kryeministri, Erion Braçe, është kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qarkun e Fierit. Kanë qenë disa instit...
Dekani Sabri Laçi i ka bërë thirrje personelit akademik të fakultetit të Gjuhëve të Huaja për të mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme dhe për të ven...
Policia malazeze ka arrestuar një shqiptar në pikën kufitare të Bozaj në Malin e Zi. 35-vjeçari me inicialet E. A., po udhëtonte me një kamion ku ju gjet...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ndodhet në Beograd, ku po zhvillon takime me krerët më të lartë të shtetit serb....
DURRËS- Është zhvilluar sot në Gjykatën e Durrësit seanca gjyqësore në ngarkim të Olesia Dukës, dentistja e arrestuar për mashtrim në vlerën 3 milionë...
Kasëm Piluri, i shpallur në kërkim prej dy vitesh u arrestua ditën e sotme nga policia e Vlorës. 57-vjeçari me banim në Tepelenë, u arrestua në zonën e ...