Aktualitet

Kush është polici i arrestuar në Malësinë e Madhe, komisioner i PS në 2015-ën (Detaje+Foto)

11 Shkurt 2019, 12:58 Nga DOSJA
Kush është polici i arrestuar në Malësinë e Madhe,

DIBËR- Ditën e sotme një efektiv i Policisë së Shtetit është arrestuar pasi i dërgonte video dhe foto intime një të miture 15-vjeçare.

Berhan Bajrakuti, personi që shihni në fotot e siguruara nga Dosja.al, u arrestua një orë pasi ngjarja u bë publike.

[sgallery url=”https://dosja.al/i-dergonte-video-intime-te-mitures-kush-eshte-polici-qe-u-arrestua-sot/”]

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se polici u arrestua menjëherë nga policia, megjithëse e mitura dhe e ëma nuk e kishin denoncuar atë në komisariat. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se polici ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve, një vajze adoleshente dhe një djali të mitur.

Sipas të dhënave ai ka punuar deri më sot si inspektor i zonës së Gruemirë, aty ku jetonte edhe e mitura që ka bërë denoncimin. Ai ndodhet tashmë i arrestuar në paraburgim në Komisariatin e Koplikut dhe pritet të dalë para gjykatës ku do t’i komunikohet masa e sigurisë.

Ndërkohë, mësohet se polici është larguar njëherë nga radhët e uniformave blu për shkelje. Në vitin 2008, Berhan Bajrakuti është larguar nga policia, dhe është rikthyer në polici në vitin 2015. Gjatë kohës së largimit nga detyra, ai ka punuar si fatorino. Berhan Bajrakuti, ka qenë komisioner i Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe dhe pas zgjedhjeve është rikthyer në polici, në rrethana ende të panjohura.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berhan bajrakuti malesi e madhe ngacmim seksual tentative per abuzim seksual berhan bajrakuti malesi e madhe ngacmim seksual tentative per abuzim seksual

Sondazh

Poll