Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 15 vjeçaren, pranga efektivit të Policisë në Malësi të Madhe (Video)

11 Shkurt 2019, 12:31 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht 15 vjeçaren, pranga efektivit të Policisë

MALËSI E MADHE- Një nënë ka denoncuar një polic të zonës së Grumierës,  pasi sipas  saj ai kishte ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15 vjeçare.

Bëhet fjalë për specialistin e Policimit në Grumierë të Komisariatit të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurtin.

Sipas dëshmisë së nënës, Bajrakuti e kishte ndjekur vajzën me makinë, e kishte telefonuar dhe më pas kishte kryer veprime të turpshme nëpërmjet telefonit.

Veprimet, vajza i kishte filmuar dhe më pas bashkë me to dhe të ëmën kishte shkuar në Komisariat për ta denoncuar.

Pas publikimit të lajmit nga mediat, rreth një orë më pas Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi duke bërë me dije se personi në fjalë është arrestuar.

Rrëfimi i nënës:

“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente. Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo  dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit  Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros. Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh  të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.

Kohët e fundit rastet e dhunës dhe ngacimeve sekuale ndaj të miturve kanë tronditur opinionit publik. Kujtojmë rastin e Kavajës, ku një 13-vjeçare u përdhunua në grup nga 8 të mitur të tjerë. (Lexo këtu) Një tjetër rast është ai i të miturës në Kosovë, e cila prej dy vitesh përdhunohej nga mësuesi dhe nga polici tek i cili kishte shkuar që të bënte denoncimin. (Lexo këtu) 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet berhan bajrakurti malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures policia e shtetit berhan bajrakurti malesi e madhe ngacmim seksual i te mitures policia e shtetit

Sondazh

Poll