Aktualitet

‘Filologjiku’ merr vendimin pas bojkotit, deri kur do të zhvillohet procesi mësimor dhe sezoni i provimeve

11 Shkurt 2019, 15:15 Nga DOSJA
‘Filologjiku’ merr vendimin pas bojkotit, deri kur do të

Pas bojkotit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ka marrë një vendim se si do të gjatë këtij viti akademik me procesin mësimor dhe me sezonin e provimeve. Përmes një vendimi zyrtar, të nënshkruar dhe nga dekani i këtij fakulteti, Prf.Dr.Sabri Laçi njoftohet se periudha e mësimit do të shtyhet deri më datë 3 mars të këtij viti, kurse sezoni i provimeve mendohet të shtyhet pas datës 4-24 mars. Në vendim theksohet gjithashtu që mësimi do të zhvillohet edhe gjatë fundjavave, për të mos dëmtuar formimin e studentëve.

Vendimi zyrtar

MBI STRUKTURËN E PËRSHTATUR PËR VITIN AKADEMIK 2018-2019

Me qëllim realizimin e programeve të parashikuara për këtë vit akademik, pa dëmtuar formimin e studentëve, dekanati, në mbledhjen  e datës 11.02.2019, miratoi mbledhjen  e strukturës si vijon:

1.Periudha e mësimit për semestrin e parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të  mbahet mësim edhe gjatë fundjave, si dhe oraret kur të ketë salla të lira. Përgjegjësit e departamenteve do të hartojnë agjendat e njësive bazë, pasi të jenë konsultuar me studentët, stafet akademike apo edhe ato ndihmë-akademije. Kopje të agjendave do të dorëzohen në Sekretarinë Mësimore dhe tek zv.dekanët përgjegjës deri më datë 13.4.2019

2-Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14:00

Ngujimi i studentëve në fakultete erdhi 3 javë pasi mbylljes së protestës së  studentëve, një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Ndërkohë më datë 6 shkurt në një deklaratë për mediat, dekani Sabri Laçi tha së kanë vendosur të thyejnë bojkotin. Pas grevës disa ditore ata do ju rikthyen mësimit por kanë deklaruar se një ditë në javë do ta bojkotojnë atë.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimi e Lartë, i miratuar në 2016.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet procesi mesimor pas bojkotit sezoni i provimeve pas bojkotit vendimi i filologjikut procesi mesimor pas bojkotit sezoni i provimeve pas bojkotit vendimi i filologjikut

Sondazh

Poll