Politike

Basha me propozim të ri: Zgjeroni kampusin e trajtimit të pacientëve me COVID-19, çdo viktimë vjen nga dështimi qeveritar!

13 Tetor 2020, 10:47 Nga DOSJA
Basha me propozim të ri: Zgjeroni kampusin e trajtimit të

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar që korpusi i trajtimit të pacientëve me COVID-19 të zgjerohet. Edhe pse nuk e specifikoi, Spitali COVID1 është godina e spitalit Infektiv, dhe siç la Basha të kuptohej, kjo godinë është e pamjaftueshme.

Testimi i personelit mjekësor të lënë në mëshirë të fatit që zonat e pritjes së pacientëve të jenë më të sigurta për mjekët. Duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip për të gjithë popullsinë falas. Buxheti i shtetit ka mundësi. Iu bëj thirrje atyre që punojnë në shtet të ngrenë zërin. Sipas ekspertëve këtë javë u rrit me 30%, numri i infektimeve nga COVID-19, nuk po flas për të tjerat. Për të mos u mjaftuar, hapi i parë që duhet marrë është zgjerimi i korpusit, angazhimi i mjekëve të familjes dhe mjekëve rajonalë, janë masa urgjente. Kurba po rritet në mënyrë vertikale. Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar.”-tha Basha. 

Lajmi kryesor: Shëndetësia/ Basha: Zgjeroni korpusin e trajtimit, të dy spitalet COVID janë të shteruar! Ramën e pret përgjegjësia penale nëse nuk zbaton planin me 5 pika!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha vaksina anti-grip koronavirusi ne shqiperi lulzim basha vaksina anti-grip

Sondazh

Poll